Policia ka dhënë detaje të reja për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.
Policia ka njoftuar se pasi kanë arrestuar të dyshuarin, kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar armën e zjarrit (pistoletë) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.
Njoftimi i plotë:
Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, pasi kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, hetuesit rajonal kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar armën e zjarrit (pistoletë) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.
Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari.
Për informata tjera do të njoftoheni me kohë./Front Online