×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje shtesë rreth shpërthimit të bombolës në Ferizaj

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me shpërthimin e bombolës së gazit në Ferizaj, ku mbetën të lënduar dhjetëra persona.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se si pasojë e këtij shpërthimi kanë pësuar lëndime trupore 29 persona. 14 prej tyre shkaku i lëndimeve të rënda janë transportuar për tretman në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

    “Rr.Ahmet Kaqiku, Ferizaj 05.01.2021-14:27. Raportohet se në një Qendër Tregtare respektivisht në një lokal, ka ndodhur një shpërthim ku ka shpërthyer një bombolë gazi dhe si pasojë 29 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit fillimisht janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Ferizajt ndërsa 14 prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda janë transportuar për në QKUK-Prishtinë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë përkatëse të policisë dhe zjarrfikësit, inspektoret komunal dhe prokurori i shtetit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe inspektoriati nga Prishtina të cilët merren me hetimin per shperthimin e gazrave.Vendi i ngjarjes është duke u siguruar nga patrolla policore”, thuhet në raport

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar videon e djeshme të VV-së, ku paraqitet vizita e kryeministri Albin Kurti në...
    Lajme14 Shtator 2024
    Me kërkesën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e një pjesë të mjeteve nga Trusti Pensional, nuk po pajtohet deputeti...
    Lajme14 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar marrëveshjen e lidhur në Qendrën e Ndërmjetësimit në mes zëvendëskryeministrit...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Qendra ditore për fëmijët në situatë rruge, është një organizatë që funksionon në kuadër të organizatës për fëmijë “Terre des hommes” në...
    Sport14 Shtator 2024
    Sot (14 shtator) do të zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës. Që të dyja këto përballja do...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me intensitet mesatar.   Reshje bore ne Alpe. Era do të...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Presidenti Joe Biden shpërfilli një kërcënim nga udhëheqësi rus Vladimir Putin për luftë me Perëndimin nëse aleatët e Ukrainës lejojnë që ajo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Me fillimin e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, është kthyer sërish për diskutim në opinionin publik çështja e Trustit Pensional. Deputeti...
    Lajme14 Shtator 2024
    Paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) që mund të ndërpritet bashkëpunimi i tyre me Policin e Kosovës, si shkak i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.