Dy persona janë gjetur pa shenja jete në lagjen Emshir në Prishtinë.
Lajmin për FrontOnline, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënsja për media e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se pas kryerjes së ekzaminimeve forenzike policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri ( revole ) e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes. Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri ( revole ) e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Aktualisht po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.