Një person që po drejtonte një furgon e ka goditur për vdekje një biçiklist mbrëmë në Prishtinë.
Sipas policisë, aksidenti ka ardhë si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.
Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Rreth rrotullimi Ura e madhe, Prishtinë (NN) 06.12.2022 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti deri sa ishte duke drejtuar një kombi Mercedes me targa vendore, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes godet një biçikletë të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është mare nga mjekësia ligjore, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.