×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia jep detaje për zyrtarin policor që kreu vetëvrasje

    FrontOnline
    01 Shkurt 2021

    Një rast i rëndë u raportua të ketë ndodhur mbrëmë në rajonin e Gjilanit, saktësisht në Ranillug.

    Zyrtari policor, Reshad Hoda kreu vetëvrasje, duke i dhënë kështu fund jetës së tij.

    Pas kësaj, Policia e Kosovës ka deklaruar se i njëjti ka kryer vetëvrasje me armën zyrtare të cilën e posedonte.

    Gjithashtu u theksua se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

    “Ranillug, Gjilan 31.01.2021-18:56. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, në rrethana ende të panjohura me armën e tij zyrtare dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Arma zyrtare e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

    Ndryshe deri më tani është bërë e ditur se polici në fjalë është nga fshati Koretinë-Komuna e Kamenicës dhe se vetëvrasjen e kreu me një plumb tek shkallët e stacionit policor në Ranillug.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Kronika17 Tetor 2024
    Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet...
    Kronika17 Tetor 2024
    Një mosmarrëveshje është bërë shkak i një përleshjeje mes një burri dhe gruaje në Rahovec. Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar...
    Kronika17 Tetor 2024
    Një grua në Prishtinë ka lajmëruar burrin e saj në polici pasi i njëjti kishte shkuar te vendi i punës së saj...
    Të tjera
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.