Dje është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar L.L ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër kosovare S.S dhe më pas ka qëlluar edhe veten me armë. Vrasja dhe vetëvrasja ndodhi në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Nga Policia e Kosovës thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur në rast ndërsa me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.
“Rr.Ali Vitia, Prishtinë14.03.2021-08:59. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës femër kosovare më pas ka qëlluar edhe veten me armë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të dyshuarit dhe viktimës. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e përdorur në rast. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion.” /FrontOnline/