Një rast i rëndë ka ndodhur dje në lagjen Kolovica në Prishtinë ku si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri një person ka vdekur.
Nga policia thonë se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Kolovicë e Vjetër, Prishtinë, 25.09.2022-10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kanë qenë për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.