Policia e Kosovës ka dal sot me raport lidhur me vdekjen e një të burgosuri gjatë kohës sa po transferohej nga Spitali i Gjilanit në Qendrën korrektuese Dubravë.
Sipas policisë, ai ka vdekur në QKMF-në në Istog ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“QKMF Istog 29.10.2024 – 19:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar, gjatë transportit nga Spitali i Gjilanit në Qendrën korrektuese Dubravë, i është keqësuar gjendja dhe i njëjti ka vdekur në QKMF Istog. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.