Para disa minutave dyshohet se ka ndodhur një therje me thikë në afërsi të shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për FrontOnline, zyra për media e Policisë së Kosovë.
Sipas Polocisë i lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një person i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I lënduari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast nga informacionet e mbledhura ka identifikuar të dyshuarin e mundshëm dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Lexo edhe:
Dyshohet për therje me thikë në afërsi të shkollës “Elena Gjika”