Një shtëpi në Prishtinë është kapluar nga zjarri mbrëmë në orët e vona të natës.
Sipas lexuesve të Gazetës Express zjarri ishte i madh dhe nuk kishte arritur të ndalej për më shumë se 40 minuta.
Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 00:30 është pranuar informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Armend Daci” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes , po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Dëmet materiale janë të konsiderueshme përderisa po hetohet shkaku i zjarrit. Një person është trajtuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Agron Boroci, zëdhënës i policisë në rajonin e Prishtinës.