Një person është plagosur në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.
Lajmin e ka konfrimuar për FrontOnline, zyra për informim e Policisë së Kosovës.
Sipas policisë personi i cili është plagosur me armë zjarri është dërguar për tretman mjekësor
“Sot rreth orës 12:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë