Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rrahjen e më pas plagosjen e një personi nga arma e zjarrit në Podujevë.
Sipas raportit 24 orësh që të katër personat kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri.
Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar.
Njoftimi i plotë:
Podujevë 23.05.2023 – 10:48. Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë, një person mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor, po ashtu tre meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri. Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, një i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Front Online