Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Fushë-Kosovë.
Sipas policisë, një femër ka lajmëruar në polici se tre persona të dyshuar me forcë kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe i kanë grabitur stoli ari dhe dy telefona.
Pas kësaj ngjarje viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.
“Viktima femër kosovare ka njoftuar se tre persona të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj duke e sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur stoli ari dhe dy telefona. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë./FrontOline/