Këngëtarja Fjolla Morina është prangosur nga Policia e Kosovës sot në Prishtinë, pas disa muajsh qëndrimi në arrati.
E njëjta ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Shqipërisë.
Lajmin për arrestimin e saj e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke cekur urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar ndaj saj, nga autoritetet shqiptare.
“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet në përgjigjen e Policisë .
Mbi këngëtaren rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.