Front Online sot në mëngjes raportoi se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor i cili ka të bëjë me parandalimin e trafikimit me armë dhe vepra të tjera kriminale.
Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë dhe Ferizaj.
Rastin për këtë aksion e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ai ka thënë se operacioni ka përfshirë lokacione të ndryshme dhe po realizohet në bashkëpunim dhe në koordinim me Prokurorinë kompetente.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale. Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetente”, ka thënë Kelani për Front Online.
Sipas tij, pas përfundimit të operacionit, do të jepen informacione shtesë./Front Online/