Shtatë persona kanë përfunduar në pranga në kuadër të aksionit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për rastin e njohur si ‘Brezovica’.
Përmes raportit 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se shtatë të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës dhe marrje e ryshfetit.
Gjatë kontrollit në dhjetë lokacione të ndryshme (Prishtinë dhe Podujevë), janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale; dy pistoleta, gjashtë vetura, pesë llap-top, dy hard-disk, 15 USB, tri vula dhe dokumente të ndryshm.
Njoftimi i plotë:
KEQPËRDOIM I POZITËS ZYRTARE & MARJE E RYSHFETIT
Brezovicë-Shtërpce 2016 – 2022. Në lidhje me rastin më 21.09.2022 janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale. Gjatë kontrollit në dhjetë lokacione të ndryshme (Prishtinë dhe Podujevë), janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale; dy pistoleta, gjashtë vetura, pesë llap-top, dy hard-disk, 15 USB, tri vula dhe dokumente të ndryshme. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.