×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje mbi zhdu*kjen e 54-vjeçares, kërkimi vijojnë edhe me dron

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Front Online se 54-vjeçarja e raportuar si e zhdukur në polici, është larguar nga shtëpia e vëllait të saj rreth orës 04:00 dhe kohëve të fundit qëndronte te vëllai për shkak të gjendjes shëndetësore të saj.

    Veseli deklaroi se “Ankuesi tha se nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë. Në momentin e zhdukjes, ajo ishte e veshur me pizhamë ngjyrë pembe dhe trenerka ngjyrë kafe, e gjatë rreth 172 cm dhe me peshë trupore rreth 70 kg”.

    Deklarata e plotë:

    Më 28.04.2025, rreth orës 16:30, në stacionin policor në Kaçanik, një famijar nga fshati Runjevë raportoi për zhdukjen e motrës së tij, H.J. (54 vjeçe). Sipas tij, viktima ishte larguar nga shtëpia e vëllait rreth orës 04:00 të po kësaj date dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. H.J., e martuar në fshatin Rahovic-Ferizaj, kohëve të fundit qëndronte te vëllai për shkak të gjendjes shëndetësore të saj.

    Prokurori i shtetit ka urdhëruar inicimin e një shënimi zyrtar dhe marrjen e masave për gjetjen e saj.

    Rreth orës 19:35, është nisur operacioni i kërkimit me dronë nga Njësiti i Kërkim-Shpëtimit, hetuesit e stacionit dhe njësitë e NJRSH-së nga Ferizaj të udhëhequr nga komandanti i stacionit policor në Kaçanik.

    Për zhvillimet e mëtejme do të jepet njoftim shtesë.

    /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Dy vite më parë, Kosovës iu pezullua pjesëmarrja në “Defender 23”, si pasojë e veprimeve të ndërmarra në veri. Por rrethanat kanë...
    Lajme28 Maj 2025
    Komuniteti i Bizneseve në Kosovë të enjten do të organizojë protestë duke bllokuar hyrjet në kryeqytet, kjo për shkak të daljes në...
    Lajme28 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 29 maj 2025, e enjte, në intervalin kohor prej ora 10:00 deri në 12:00, do...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2025
    Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, për “Front Online” ka deklaruar se përqendrimi i madh i kapaciteteve ushtarake serbe në jug të Serbisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive...
    Lajme28 Maj 2025
    Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi, ka thënë se një deklaratë e tillë e Maqedoncit nuk përputhet me veprimet operacionale të institucioneve të...
    Lajme28 Maj 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë...
    Lajme28 Maj 2025
    Deklarata e fundit e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe...
    Sport28 Maj 2025
    Ka përfunduar pa gola ndeshja miqësore mes Kosovës U21 dhe Maqedonisë së Veriut U21. “Dardanët” pavarësisht që patën paraqitje më të mirë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.