Një rast tragjik ka ndodhur sot në Pejë, ku një person u gjet pa shenja jete.
Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Laurant Podrimçaku, nga Vitomirica e Pejës, raporton IndeksOnline.
Podrimçaku ka disa ditë që ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej gjë për vendndodhjen e tij.
Policia ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.
I ndjeri i kishte marr armën zyrtare babait te tij, tre ditë më parë, dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.
Ditën e sotme, Policia rreth orës 20:00, kishte gjetur trupin e pajetë të viktimës.
Trupi i pajetё i viktimёs është dёrguar ne institutin e mjekësisë ligjore nё Prishtinë pёr Obduksion.
‘’Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datё 26.10.2024 rreth orёs 20:20, ёshtё informuar se nё fshatin Vitomiricё–Pejё ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, sipas familjarit (zyrtar nё Shërbimin korrektues tё Kosovёs), i cili ka deklaruar se iu ёshtё vjedhur arma zyrtare.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit ne vendin e ngjarjёs, dhe ёshtё vёnё nё kёrkim tё personit tё dyshuar, pas njё pune intensive tё Hetuesёve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, njёsiteve tё Stacionit Policor Pejё dhe njёsiteve tё tjera tё Policisё sё Kosovёs, sot me datё 29.10.2024, rreth orёs 19:45, ёshtё gjetur trupi i pajetё tё viktimёs.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dal Prokurori i shtetit gjithashtu edhe ekipi mjekёsor tё cilёt e kanё konstatuar vdekjen e viktimёs, trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet ne institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr Obduksion, ndёrsa rasti cilёsohet “Hetim i vdekjes”.’’ Thuhet në njoftimin e policisë.