×
  • Kronika
  • Kronika

    Policia i futen në shtëpi gjakovarin, i gjejnë hashash dhe armë

    FrontOnline
    26 Gusht 2022

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit M.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, si dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    Prokuroria njofton se, i pandehuri M.H., me datë të pacaktuar e deri më 25 gusht 2022, në fshatin Lug- Bunar, Komuna e Gjakovës, në mënyrë të paautorizuar ka kultivuar substancë narkotike, 107 bimë narkotike të llojit “kanabis sativa”, me qëllim të prodhimit të substancave narkotike ose psikotrope.

    Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Gjithashtu, i pandehuri M.H., më parë e deri më 25 gusht 2022, në shtëpinë e tij, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për Armët, një armë automatike AK-47 me karikator dhe shtatëmbëdhjetë fishekë, si dhe, një karikator i revoles me njëmbëdhjetë fishekë, ku të njëjtat i janë konfiskuar nga ana e policisë.

    Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Prokurori i rastit ndaj të pandehurit M.H., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

    I pandehuri, me urdhër të” prokurorit gjendet në ndalim nga data 25 gusht 2022.

    Nga Rubrika
    Kronika13 Janar 2025
    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Vushtrri të hënën rreth orës 12:00. Zëdhënësi i policisë...
    Kronika13 Janar 2025
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë të akuzuarit Dardan Gashi, Milaim Lipovica, Kushtrim Xhaka, Agron Berisha dhe Viktor Sogojeva janë...
    Kronika13 Janar 2025
    Gjatë javës së kaluar, policia e Prishtinës ka realizuar 71 urdhëresa gjykate, prej të cilëve 34 ishin për vepra penale, ndërsa të...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar, dhe...
    Lajme14 Janar 2025
    Të hënën në Prishtinë janë arrestuar katër persona që dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje me thika. “Është raportuar se pas...
    Sport14 Janar 2025
    Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër, për herë të tretë radhazi. Ylli kosovar e fitoi...
    Lajme14 Janar 2025
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të martën ka filluar dëshminë dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit të...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje garanton paga të dinjitetshme për...
    Lajme14 Janar 2025
    Policia ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”. Ai është dërguar në mbajtje. “DHUNIM-...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.