×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Policia greke ndalon zhvillimin e një tubimi nga shqiptarët në Athinë

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2024

    Policia greke në Athinë ka njoftuar këtë të dielë se do të ndalojë zhvillimin e një tubimi nga ana e shqiptarëve, duke mos dhënë lejen e kërkuar prej organizatorëve.

    Sipas mediave helene është njoftuar nga autoritetet se me vendim të Drejtorit të Policisë së Atikës Juglindore ndalohet mbajtja e këtij tubimi publik në natyrë nga qytetarët shqiptarë.

    Tubimi i bashkëkombësve tanë ishte paralajmëruar përmes rrjeteve sociale, për t’u zhvilluar ditën e sotme në orën 19:00, në rrugën “Koris”, në zonën e Alimos.

    Por sipas policisë greke ky tubim është vendosur të ndalohet pasi “ka rrezik serioz për prishje të jetës social-ekonomike në zonën e caktuar dhe mbajtja e tij do të shkaktojë pengesë të trafikut dhe aksesit në shërbimet publike, organizatave me përfitim publik dhe institucioneve që ofrojnë shërbime mjekësore, apo funksionimit të infrastrukturave dhe objekteve publike dhe furnizimit të tregut me sende jetike”.

    Kujtojmë se pas festimeve për Ditën e Pavarësisë, ku shqiptarët “pushtuan” sheshin kryesor të Athinës, Syntagma, duke festuar me flamuj kuqezi, valle dhe këngë patriotike, mediat greke reaguan ashpër duke akuzuar kryeministrin Kyrioakos Mitsotakis për qasje të butë ndaj këtyre shfaqjeve të emigrantëve nga Shqipëria./A2

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Janar 2025
    Tirana mirëpriti ndërrimin e viteve me spektakël fishekzjarresh që zgjatën 10 minuta në sheshin “Skënderbej”. Aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Tiranës...
    Bota/Rajoni01 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë ka bërë të ditur lajmin e mirë, se në minutat e parë të vitit 2025, kanë lindur binjakët e...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    80 për qind e Porto Rikos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbetur pa rrymë në vigjilje të Vitit të Ri....
    Të tjera
    Lajme01 Janar 2025
    Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Ky vendim sapo hyri në fuqi më 1 Janar 2025 që...
    Lajme01 Janar 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka uruar qytetarët e vendit me rastin e Vitit të Ri 2025. Postimi i tij: Mirë...
    Lajme01 Janar 2025
    Sot, nga 1 janari bota ka hyrë në vitin 2025, duke hapur një tjetër faqe të re në kalendarin e saj. Ky...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Me qëllim që festat e fundvitit të kalojnë qetë dhe pa incidente, Policia e Kosovës në veri ka hartuar plan operativ edhe...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Vitin e Ri 2025. Ajo ka postuar në Facebook një fotografi familjare. “Me dëshirën...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    80 për qind e Porto Rikos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbetur pa rrymë në vigjilje të Vitit të Ri....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.