Policia Federale Gjermane dhuron 22 automjete të tjera për Policinë Kufitare Shqiptare, si dhe pajisje teknologjike e radio ndërlidhëse.
Gjatë ceremonisë së dorëzimit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka deklaruar se policia gjermane i ka evidentuar mirë nevojat e policisë tonë.
” Forcimi i policisë kufitare siguron vendin. Ky kontribut tregon se marrëdhëniet tona janë në nivel të shkëlqyer. Janë rreth 90 automjete që janë dhuruar për PSH, kryesisht për atë Kufitare dhe forcat operacionale. Kjo tregon se Gjermania i ka identifikuar qartë nevojat tona dhe ndihma nuk ka munguar. Mjetet që pranohen sot i dedikohen Policisë Kufitare, e cila po njeh fuqizim të mëtejshëm. Republika federale na ka ndihmuar disa herë i falënderojmë”, u shpreh ministri.
Në ceremoninë e dorëzimit të tyre, organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka qenë edhe Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtues të lartë të PSH dhe efektivë të Policisë Kufitare/Shqiptarja.