Presidenti Recep Tyyip Erdogan bëri të ditur se dënon fuqishëm bastisjen nga policia të xhamisë “Mevlana” në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin dhe shtoi: “I shpreh të shkuara komunitetit të xhamisë “Mevlana”.
Në postimin e tij në llogarinë në “Twitter”, Presidenti Erdogan shkroi: “Operacioni policor, i cili u krye ndaj xhamisë “Mevlana” në Berlin gjatë faljes së namazit të mëngjesit, është i qartë se ushqehet nga racizmi dhe urrejtja ndaj islamit, e cila po e afron Evropën me errësirën e Mesjetës. Unë dënoj me forcë këtë operacion të policisë që injoron plotësisht lirinë e besimit.”
“Ne si Turqi jemi të besimit se asnjë arsye nuk mund të krijojë bazë për shkeljen poshtërsisht të një vend adhurimi të shenjtë”, u shpreh Erdogan dhe shtoi se kudo dhe në çfarëdo forme do të vazhdojnë luftën kundër racizmit, ksenofobisë dhe islamofobisë.
“Evropa, e cila është përmendur si djepi i demokracisë, të drejtave dhe lirive të njeriut për vite me radhë, për fat të keq është kthyer në një strukturë që lufton dallimet (ata që janë ndryshe prej saj).”
Në Berlin, duke pretenduar se ishin siguruar ndihma financiare të padrejta për bizneset e vogla të ndikuara nga epidemia e koronavirusit të ri (Covid-19), krahas 4 bizneseve u bastis edhe xhamia në fjalë, raporton TRT. Në bastisjen e bërë mëngjesin e të mërkurës, ku morën pjesë 150 policë, hyrja në xhami me çizme dhe e shkelja e tapeteve (ku besimtarët falen) dhe kryerja e kërkimeve në vaktin e namazit të mëngjesit në xhaminë “Mevlana”, ishte bërë shkak për reagime.