×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Policia gjen dro’gë në një shtëpi dhe lokal në Ferizaj, arreston dy persona

    FrontOnline
    07 Shtator 2024

    Policia ka gjetur drogë pas kontrollit në një shtëpi dhe në një lokal në Ferizaj.

    Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se dy të dyshuar në lidhje me këtë rast janë arrestuar, ku njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

    “Me urdhër kontrolli të lëshuar nga gjykata janë  kontrolluar një shtëpi dhe një lokal pronë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë.  Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar: një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme 5.1 grm, tri qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë të përgjithshme 0.8 grm, 1 sprej OC Gas, një thikë, para gjithësej 300 euro, si dhe një telefon”.

    “Të dyshuarit meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  njëri nga ta dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “Ishin delegatët e Kuvendit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “7 shtator i vitit 1990,...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në Zubin Potok, të cilët...
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në lidhje me vonesën në ngritjen e aktakuzës ndaj Milan Radojçiqit, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka shprehur kritika të ashpra ndaj...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, ka thënë se Kosova është duke vuajtur për investime të huaja direkte dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.