Një person dhe një roje i sigurimit mbrëmë janë dërguar në stacionin e Policisë së Kosovës në Prizren për intervistim, pasi ishin rrahur mes veti.
Këtë për Front Online e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale në Prizren.
Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në Qendrën Sportive në Prizren, dhe se një i ri e kishte sulmuar fizikisht një roje të sigurimit dhe më pas, ky i fundit iu kishte kundërpërgjigj.
Të njëjtit janë liruar pas intervistimi në procedurë të rregullt, dhe të dy kanë lëndime të lehta trupore.
Njoftimi i plotë nga policia:
Me date 28.09.2024 , në Qendrën Sportive “ Sezair Suroi “ në Prizren është mbajtur manifestimi – -shënimi I “ Ditës së Boshnjakëve”.
Rreth orës 22:30 në afësri të derës hyrese për në hollin e sallës sportive është shkaktuar një incident, rrespektivisht konfrontim fizik.
Nga policia jane identifikuar personat e përfshire në rast – të dyshuarit ; H.M. 20 vjeç, nga fshati Grenqare, Prizren dhe një puntori i sigurimit.
Sipas informative të deritanishme dyshohet se rreth orës 22:30 ,I dyshuari H. M. ka tentuar që të hyje në hollin e salles sportive të dedikuar për mysafire me rëndësi ( të ftuar ) , i njejti ka hase në kundershtim tê punëtoreve të sigurimit.
Me këtë rast i dyshuari e sulmon fizikisht punëtorin e sigurimit duke e goditur të njëjtin me grusht në fytyre, punetori I sigurimit i kundërpërgjigjet dhe për pasoje të dy personat kane pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin Policor dhe janë ndërmarr veprimeve e nevojshme procedurale.
Për të gjitha është njoftuar Prokurori I Shtetit dhe me udhëzimin e tij është inicuar rast I klasifikuar si veper penale ” Lëndim I Lehte Trupor “.
Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar kurse kundër tyre ,pas përfundimit të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme, do të ngritet Kallëzim Penal .