Artrit Mulliqi dhe Ragip Fetahu janë dy asambleistët që dyshohet se janë rrahur mes vete sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Podujevë.
Rasitin e ka konfirmuar Policia e cila tha se ngjarja ka ndodhur në orën 11 dhe në afërsi të objektit të komunës së Podujevës.
Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës u shpreh se të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor.
“Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku per intervistim ka shoqeruar ne stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit”, u shpreh Ahmeti nga Policia e Kosovës.
Edhe më herët kishte pasur përplasje politike brenda Vetëvendosjes në Llap.