Policia e Vjenës përmes një shkrimi në tëitter ka njoftuar se po përballen me të shtëna në gjashtë lokacione të ndryshme në kryeqytet.
“Në ora 8:00pm, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Seitenstettengasse. Disa të dyshuar të armatosur me pushkë automatike në gjashtë lokacione të ndryshme. Një i vrarë dhe disa të plagosur. Një i dyshuar i vrarë nga forcat e rendit”, thuhet në reagim.
Një sulm terrorist ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vjenë të Austrisë. Media të ndryshme botërore raportojnë për disa të vdekur gjatë të shtënave me armë në kryeqytetin austriak.
Sulmi ka ndodhur afër në një sinagogë.
The Sun raporton se sulmuesi e ka hedhur në erë vetën. Ndërsa Agjencia austriake e lajmeve APA citoi Ministrinë e Brendshme të vendit të thoshte se një sulmues tjetër është arratisur.
Policia e Austrisë ka bërë thirrje të shmangen të gjitha sheshet e qytetit. Gjithashtu kanë thënë se po veprojnë me të gjitha forcat në dispozicion sepse deri tash ka disa të vrarë dhe të plagosur.
Media austriake, Heute, ka raportuar se disa persona janë marrë peng ndërkohë që raportohet po ashtu se njëri prej sulmuesve është vrarë.
Pas sulmit terrorist ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Vjenë duke bërë thirrje të qëndrojnë brenda dhe të mos frekuentohen hapësirat publike.
“Policia austriake njofton se që nga ora 20.15 në Lagjen/ Bezirkun 1. qendër të Vjenës, janë dëgjuar të shtëna dhe ka të plagosur. Autoritet po punojnë në zbardhjen e rastit.
E përditësuar – Mediat botërore raportojnë se deri tash kanë humbur jetën shtatë persona dhe disa të tjerë janë plagosur.
Një dëshmitar për mediat lokale ka treguar për ngjarjen.
Të gjithë u shtrimë në dysheme dhe vrapuam në tualet. Kishte shumë panik në restorant. Të gjithëve na dërguan në kuzhinë”, citohet dëshmitari.
‘Britmat dëgjoheshin larg’, shtoi dëshmitari.
CONFIRMED at the moment:
*08:00 pm: several shots fired, beginning at Seitenstettengasse
*several suspects armed with rifles
*six different shooting locations
* one deceaced person, several injured (1 officer included)
*1 suspect shot and killed by police officers #0211w— POLIZEI WIEN (@LPDWien) November 2, 2020