Me postimin e fundit në rrjetet sociale, Policia e Mynihut në Gjermani ka marrë gjithë vëmendjen.
Policia e këtij qyteti është mburrur me suksesin e Bayern Munichut në Bundesligë në nëntë vitet e fundit, shkruan FrontOnline.
Duke u tallur me skuadrat tjera në Bundesligë, policia në fjalë shkruan se konkurrenca në kampionatin gjerman është zhdukur që nëntë vite.
“Konkurrenca në Bundesligë është zhdukur prej 9 vitesh. Ju lutemi që të dërgoni çdo informacion me vlerë te FC Bayerni ose në çdo stacion të Policisë”, shkruan faqja në fjalë./FrontOnline/
Seit ca. 9 Jahren wird aus der #Bundesliga die Konkurrenz vermisst. Sachdienliche Hinweise bitte an den @FCBayern oder jede Polizeidienststelle. pic.twitter.com/P53p2uPqdL
— Polizei München (@PolizeiMuenchen) May 8, 2021