Edhe Policia e Kosovës gjendet momentalisht pranë zyrave të EULEX’it aty ku për pak pritet të arrijë shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.
Pas homazheve te varri i aktivistit të ndjerë të LVV-së, Astrit Deharit në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, pritet që për pak të arrijë te zyrat e EULEX’it në Fushë Kosovë.
Pastaj, i njëjti do të niset për në Hagë.
Selimit iu është konfirmuar aktakuza nga Specialja mbrëmë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selimi përmes një shkrimi në Facebook.