Policia e Kosovës po qëndron në hyrje të Prishtinës për t’i kontrolluar të gjithë ata që dëshirojnë hyrjen apo daljen nga kryeqyteti.
Ky kontrollim po bëhet pas vendimin të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të mbyllet Prishtina në fundjavë, kjo pasi numri i infektimeve ka shënua rritje të dukshme.
Përveç Prishtinës, mbyllja është bërë edhe për 6 komuna të tjera.
Hyrje/daljet janë ndaluar nga mbrëmë në orën 20:00 deri të hënën në orën 05:00, në Prishtinë, Fushë Kosovë, Gjilan, Obiliq, Gjakovë, Podujevë dhe Shtime.
Qeveria mori vendim që gjatë kësaj periudhe të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu parasheh që furrat e bukës, barnatoret, dyqanet e vogla dhe pompat e derivateve të mbeten të hapura.
Me vendimin e MSH-së, obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19.