Policia e Kosovës (PK) ka nderuar personelin mjekësor për përkrahjen e vazhdueshme shëndetësore ndaj punonjësve të saj.
Në një takim zyrtar, drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, ndau mirënjohje për menaxhmentin dhe personelin mjekësor të QKUK-së dhe SHSKUK-së, thuhet në një postim në Facebook.
“Angazhimi i personelit mjekësor, për të cilët PK-ja është mjaft falënderuese dhe mirënjohëse, ka ndikuar në ngritjen e efikasitetit të punës së punonjësve policorë në kryerjen e detyrave zyrtare”, tha Hoxha gjatë takimit me drejtorin e QKUK-së, Osman Hajdari, dhe Dr. Ardian Shefkiun nga SHSKUK-ja, të shoqëruar po ashtu nga drejtues të klinikave mjekësore.