×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës mohon pretendimet e Ministrisë serbe: Shkrimet për kalimin e vijës kufitare janë të pavërteta

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Policia e Kosovës ka reaguar ndaj disa shkrimeve të publikuara në media serbe, të cilat bazohen në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë. Në këto shkrime pretendohet se një grup i armatosur i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë në veri të vendit.

    Në reagimin e saj zyrtar, Policia e Kosovës e ka cilësuar këtë pretendim si të pavërtetë dhe ka deklaruar se njoftimi i publikuar nga Ministria serbe përmban dezinformacione.

    “Andaj këto shkrime dhe njoftimi i publikuar si i tillë, është një dezinformacion i cili ka për qëllim të krijojë pasiguri te qytetarët e asaj zone dhe të njollosë punën e Policisë së Kosovës” , thuhet në reagimin e PK-së.

    Policia e Kosovës thekson se mbetet një institucion i besueshëm dhe transparent, duke siguruar qytetarët dhe opinionin publik se do të ofrojë informacione zyrtare në çdo kohë kur ato janë të nevojshme dhe të kërkuara.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se mungesa e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ka qenë goditje e madhe...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Poloni, ka vijuar me një takim të përbashkët me deputetë të Parlamentit të Polonisë, anëtarë të...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Francës. Haradinaj tha se...
    Të tjera
    Vip21 Nëntor 2024
    Vullneti ka diskutuar me Gresën për debatin që kjo e fundit kishte me Drenushën dhe Xhenetën. Pas këtij debati të ashpër, Gresa...
    Vip21 Nëntor 2024
    Gresa e ka ‘akuzuar’ Drenushën se po shfrytëzon rastin dhe po ia prek muskujt djemve. “Drenushë a i patën muskujt e mirë...
    Vip21 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur, Kida është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime të ndryshme. Ajo vazhdimisht ndan momente të ndryshme me...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur Ndihmës Administratoren në Byronë për Evropë dhe Euroazi të USAID, ambasadoren Elizabeth McKee dhe Drejtorin...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ish-ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka reaguar lidhur me plagosja e dy personave që ndodhi sonte në Prishtinë. Arifi ka...
    Sport21 Nëntor 2024
    Me një orë vonesë sonte do të luhet ndeshja e parakualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027. Loja ishte paraparë të niste me fillim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.