Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Leon Naser Zekajt, i lindur në Pejë për mbajtje në pronësi dhe posedim të paautorizuar të armëve si dhe për vjedhje.
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me Shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё dega Istog dhe Gjykatёs Themelore Gjakovё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, kërkon bashkëpunim për arrestimin e Leon Zekajt, i lindur më 07.03.1996 në Pejë.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: [email protected] .