Sot gjatë mëngjesit, Policia e Kosovës ka kontrolluar një veturë të dyshimtë të parkuar në mes të sheshit, “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Vetura është parkuar në vendin ku nuk lejohet parkingu, e njësitet e Policisë së Kosovës e kanë kontrolluar atë e pastaj e kanë mbuluar, shkruan IndeksOnline
IndeksOnline, ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë, Daut Hoxhën i cili tha:
“Policia e Kosovës kryen detyrën e saj të vazhdueshme në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme në vend. Kontrollet e tilla janë pjesë e punës dhe përgjegjësive të Policisë për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, tha Hoxha.