×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Policia e Kosovës jep 100 mijë € me tender të mbyllur

    FrontOnline
    30 Nëntor 2021

    Policia e Kosovës i ka “grah” shpejt procedurave për një tender.

    Zyra e Prokurimit në këtë institucion ka nënshkruar direkt një kontratë në vlerë mbi 100 mijë euro, pa publikim të njoftimit për kontratë.

    Departamenti, furnizimin me goma të dimrit, ia besoi operatorit ekonomik “Euro Goma”, shkruan “Front Online”.

    Ky biznes u shpërblye me kontratë, më 26 nëntor, në aktivitetin e ri të mbyllur të prokurimit që u hap për këtë shërbim. I njëjti nuk kishte aplikuar në atë paraprakun – të parin – i hapur më 22 tetor të 2021-s që dështoi pikërisht si rezultat i mungesës së ofertave.

    Policia vs. afatet

    Dështimi i tenderit të parë, më 11 nëntor, lindi dyshime nëse Policia ka arritur të pajisë veturat e saj me pajisje dimërore konform afatit ligjor që nisi të rrjedh katër ditë më vonë, më 15 nëntor.

    Ky institucion pati siguruar se i kanë bërë të gjitha përgatitjet me kohë.

    Të pyetur se si kanë mundur të bëjnë këtë kur tenderi për furnizim me goma ka dështuar, nga PK më 18 nëntor thanë se kanë pasur një sasi të gomave në stok të blera më herët e të cilat do t`i përdorin edhe këtë vit.

    “Policia e Kosovës ka marrë të gjitha masat për t`u furnizuar me goma të dimrit. Ne kemi një sasi te gomave ne stok (është fjala për goma të blera më herët – që po përdoren edhe këtë vit )”, patën deklaruar nga ky organ për “Front Online”.

    Komoditeti si ky me fjalë që u pa në përgjigjen e Policisë nuk përputhet me atë që u përshkrua disa ditë më vonë nga Zyra e Prokurimit në kontratën e tenderit.

    Përderisa e para thoshte se ka goma të mjaftueshme, e dyta e cilësonte si emergjent tenderin për furnizim me aso të reja.

    Ishte paralajmëruar se nuk do të hiqej dorë nga aktiviteti i ri i prokurimit dhe se do të realizohej shpejt.

    “Ne kemi publikuar një aktivitet të prokurimit dhe brenda afateve kohore nuk është pranuar asnjë ofertë. Tash jemi duke zhvilluar një aktivitet të ri të prokurimit për furnizimin me goma që shumë shpejt do të finalizohet”, thuhej në përgjigjen e Policisë, dhënë “Front Online” .

    Kështu edhe ndodhi.

    Autoritetet kontraktuese kanë të drejtë të nënshkruajnë kontrata direkte kur bëhet fjalë për tender të natyrës emergjente.

    Neni 35 i Ligjit të Prokurimit, pika 2.1.3 e mundëson këtë, por aty specifikohet se kjo lejohet vetëm në rastet kur arsyet nuk  kanë pasur mundësi të parashikohen.

    Është e çuditshme se si Zyra e Prokurimit e lë hapjen e tenderit kah fundi i muajit tetor, ani se dihet mirëfilli se afati ligjor për t`u pajisur me mjete dimërore është i njëjtë tash e ca kohë. 15 NËNTOR.

    Mbi 1 mijë copa goma, 24 muaj garanci

    “Euro Goma” do të duhet t`ia dërgojë mbi 1 mijë goma Policisë.

    Gomat është kërkuar të jenë jo më të vjetra se 2 vjet nga data e pranimit.  24 muaj duhet të vlejë garancioni i tyre.

    Kompania fituese duhet t`i ketë filialet (degët) për montimin e gomave nëpër 7 regjione, Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

    Afati kohor për furnizim/montim brenda 30 ditëve kalendarike.

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndodhej në aeroportin e Sanas në momentin e sulmit izraelit. Ai...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Edhe këtë vit Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e duhura për festat e fundvitit, në mënyrë që qytetarët të ndihen sa...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Chelsea ka pësuar humbje befasuese në “Boxing Day”. Blutë e Londrës pësuan 1:2 në shtëpi nga Fulham, në kuadër të javës së...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta ka lëshuar sot ‘bombën’. Ajo ia tregoi Gjestit planin e saj për ta...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka sekuestruar 25 mijë euro që të dyshuarit kanë marrë duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Komuna e Drenasit ka arritur sukses duke u shpallur zyrtarisht kampione e Performancës Komunale për të gjashtën herë radhazi, me një rezultat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.