Dy persona janë arrestuar në Podujevë, pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete duke i shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit, raporton Front Online.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Podujevë 15.10.2020-23:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete duke i shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit. Nga të dyshuarit ishin përdorur një revole jo funksionale dhe një boks i hekurit. Njësitë policore kanë konfiskuar një armë (revole) ndërsa boksi i hekurit që dyshohet se është përdorur nuk është gjetur. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar, rasti në procedurë të rregullt.