Front Online pak më parë raportoi pë një vrasje të rëndë që ka ndodhur sot në mëngjes në Prishtinë.
Një burrë dyshohet të ketë mbytur gruan e tij më sëpatë.
Për Front Online e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se i dyshuari 70 vjeçar, I.G është vetdorëzuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës 63 vjeçare është dërguar për obduksion.
“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Ahmeti për Front Online.
Vrasje e rëndë në Prishtinë, burri dyshohet se mbyti gruan me sëpatë