Një fëmijë i moshës 5 vjeçar ka vdekur sot në Vushtrri.
I njëjti dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin eMitrovices, Avni Zaiti
“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjeksore, ndërkohë nga autoritetet mjeksore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmiu ka vdekur.Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpis së fëmiut”, ka thënë Zaiti, për Front Online.
Sipas tij, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML./Front Online
5 vjeçari në fshatin Begaj të Vushtrrisë qëllohet me plumb në kokë, vdes pa arritur në spital