Policia austriake ka paralajmëruar se mund të ekzistojë edhe një i dyshuar tjetër që gjendet në arrati pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Vjenë.Autoritetet austriake nuk mund të përjashtojnë ende mundësinë që një i dyshuar i dytë të jetë ende në arrati pasi kreu një sulm terrorist në Vjenë të hënën në mbrëmje, raporton Cnn.
Një sulmues u qëllua nga policia të hënën, por zëdhënësi i policisë së Vjenës, Christopher Verhnjak tha se policia u njoftua nga dëshmitarët gjatë thirrjeve të urgjencës mbrëmë se mund të kishte më shumë se një sulmues.
Policia po heton dhe këshillon njerëzit të qëndrojnë në shtëpi derisa të jenë të sigurt se nuk ka asnjë të dyshuar tjetër duke u fshehur, tha Verhnjak.