Një shtetas i huaj është arrestuar pasi dyshohet se ka të bëjë me djegien e xhamisë në fshatin Mugare të Lipjanit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i arrestuar është dërguar në mbajtje.
“Fshati Magure, Lipjan 21.10.2020 – 09:05. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë në zjarri xhamia e fshatit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve intervenuar për ta shuar zjarrin. Lidhur me rastin, është arrestuar një mashkull shtetas i huaj dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.