×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia dhe inspektorët e MASHT-it shkojnë tek çerdhja ku dyshohet se u rrah një trevjeçar, flet prindi i tij

    FrontOnline
    19 Shtator 2023

    Policia e Kosovës dhe inspektorët e MASHT-it kanë zbarkuar sot në çerdhen shtetërore “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, pas raportimeve të familjarëve të një 3-vjeçari se është rrahur brutalisht nga edukatoret në kopsht.

    Prindi ka treguar se si në kopsht e kanë thirr edukatoret për të treguar për problemet që i ka bërë djali i saj.

    “Mësuesja fitore më tha hajde këtu se djali ytë e ka ba namin. Më erdhi shumë keq sepse mendova që e ka rrëzu dikon ose ka thy ndonjë gjë. I thashë ju kërkojë falje, por tha jo ka dal e ka shkarravitë. Unë i thash kena me ja ble mësues një çokollatë edhe me i thënë më fal nesër jam lazdru dhe i thashë duhet me i përmbushë dënimet nëse t’i ka dhënë mësuesja por ky kishte marrë dënime brutale”, tha ajo.

    Ajo ka treguar se si djali i ka treguar se gjatë qëndrimit në kopsht nuk ka ngrënë e as nuk ka pirë për 8 orë rresht.

    “Më ka thënë djali nuk kam hëngër bukë, nuk kam pi ujë që 8 orë. Fëmija im pa hangër pa pi. Ka pi ujë i kam përgatitur ushqimin në shtëpi. I thash le se të jep mami në shtëpi bukë. Jam detyru mu ndal i ka hëngër dy hamburger dhe një shishe ujë. I thirra familjarët dhe u thashë qashtu po më thotë djali por nuk jam e sigurt”, ka thënë ajo.

    Fjalë të mira ajo ka pasur vetëm për drejtoreshën.

    “Këtu e kam edhe vajzën. Vajza po kalon shumë mirë. Drejtoresha më ka përkrahur dhe kemi me shku deri ne fund. Ajo ka qenë gjithmonë me mua, me neve prindërve dhe me gjithë fëmijët e çerdhes. E falënderojë shumë por edukatorët nuk janë të sjellshme”, deklaroi tutje ajo.

    Ky fëmijë sipas prindit në këtë kopsht është duke shkuar që nga 1 shtatori.

    Qytetari Fatos Geci, deklaron se nipi i tij 3-vjeç është rrahur brutalisht nga mësueset në çerdhen e fëmijëve “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

    Në pamjet e publikuara nga ambientet brenda çerdhes shihet teksa nipi i tij 3-vjeç, tërhiqet zvarrë nga mësueset, ndërsa ka publikuar edhe foto nga lëndimet që ka marrë fëmija.

    Ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë të reagojnë në ndërmarrjen e veprimeve ndaj mësueseve, ndërsa ka theksuar që nipi i tij si pasojë e rrahjes, përveç lëndimeve trupore, ka pësuar trauma të rënda psikike.

    Përveç policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme ka raportuar në polici se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Nga ora 14:00 do të vazhdojë seanca e sotme konstituive në ditën e fundit të afatit 30-ditor që e caktoi Gjykata Kushtetuese...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të...
    Të tjera
    Kronika26 Korrik 2025
    Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture. Sipas Policisë së...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhja”. Sipas policisë,...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka një të shtunë të bukur për të gjithë shqiptarët nën tingujt e këngën “Rrjedh në këngë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që sot të ketë kujdes nga temperaturat e larta. Nga ISHPK kanë dhënë udhëzime...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të dendësohen dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.