Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dënuar disa shoferë të cilët dyshohen se ishin duke bërë gara ilegale me vetura.
Ata janë gjobitur me nga 400 euro, 4 pikë negative dhe dhe 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit motorik.
“Identifikimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë”. Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku.”, thuhet në njoftim.