Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orët e fundit ka dënuar 515 qytetarë për shkak të mos respektimit të masave antiCovid.
Gjithashtu, Policia bën të ditur se ka shqiptuar 1 mijë e 291 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Të mërkurën kanë ndodhur edhe 15 aksident trafiku me të lënduar, 28 me dëme materiale..
Po ashtu, ka arrestuar 17 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.