Një femër është raportuar se ka humbur jetën ditën e djeshme në Brezovicë.
Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka deklaruar se viktima femër dyshohet se derisa ishte duke rrëshqitur në borë, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Si pasojë, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpce e më pas në Spitalin e Mitrovicës ku edhe ka ndërruar jetë, transmeton lajmi.net.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është në hetim e sipër./Front Online