Detaje të reja janë dhënë nga Policia e Kosovës lidhur me plagosjen e djeshme që ka ndodhur në Shtërpcë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se dy personat e plagosur janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë.
Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar.
Nga i dyshuari është konfiskuar një revole.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gotovush, Shtërpcë 06.01.2022-14:20 Dy viktimat meshkuj kosovarë janë plagosur nga të shtënë me armë zjarri. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online