Policia e Kosovës përmes një tenderi një burimor ka blerë 600 copa pelerina shiu, rishtazi.
Kontratën që kap vlerën e 27 mijë eurove, ajo ia ka dhënë kompanisë “Sodex Group” më 29 shtator të këtij viti, shkruan “Front Online”.
Negocimin, PK e ka bërë pa publikim të njoftimit të kontratës.
Vlera e një pelerine shiu kur merret për bazë shuma e përgjithshme dhe sasia e kërkuar, sipas një kalkulimi të thjeshtë, del të jetë 45 euro.