×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston tre persona për mashtrim me prona në zonën kadastrale të Matit në Prishtinë

    FrontOnline
    01 Nëntor 2024

    Policia ka njoftuar se sot më 1 nëntor ka kapur tre të dyshuar të përfshirë në një skemë të sofistikuar të mashtrimit me prona.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se që nga data 18 tetor 2024, specialist nga njësia rajonale e hetimeve të përgjithshme,  përpunuan informacionet që sugjeronin se disa persona, përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, po tentonin të realizonin me mashtrim shitjen e një parcele me vlerë të lartë, në zonën kadastrale të Matit në Prishtinë.

    “Pas ndërmarrjes së veprimeve gjithëpërfshirëse hetimore, hetuesit policor identifikuan të dyshuarit, kohën dhe vendndodhjen e tyre të synuar për kryerjen e mashtrimit, në një zyrë noteriale në Gjilan.  Kësisoj, rreth orës 11:30, policia arrestoi tre të dyshuar, (dy meshkuj dhe një femër) dhe në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit, caktoi masën e ndalimit prej 48 orësh”.

    “Hetimet e mëtejshme kanë çuar në identifikimin edhe të një të dyshuari tjetër i cili aktualisht është në kërkim nga ana e policisë. Ky rast thekson përkushtimin e vazhdueshëm të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës për mbrojtjen e komunitetit nga skemat mashtruese, luftimin e veprimtarive kriminale si dhe sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se nga data 16 dhjetor ka filluar punën stafi i ri i rekrutuar i kuzhinierëve...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e energjisë elektrike në rajonin e Malishevës, duke...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Bashkësia Islame e Kosovës do të ndajë nga 50 euro për 500 fëmijë jetimë ç’do muaj për një vit duke filluar nga...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot lidhur me kushtetutshmërinë e nenit 28 (Kuotat gjinore) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të parashtruar nga...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Më shumë se 10.000 imigrantë humbën jetën në përpjekje për të mbërritur në Spanjë përmes detit, sipas një raporti të publikuar të...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Vullneti iu ka treguar se si e ndjek Big Brother bashkë me nënën e tij, dhe arsyen pse. “Unë më së shumti...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizituan Ndërmarrjen e ujit KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, për t’u...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka kërkuar që KEDS-i të sigurojë furnizim më të shpejtë me energji për qytetarët e...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Neshiq u arrestua të enjten së bashku me gjashtë të tjerë me akuza për krim të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.