Policia e Kosovës njofton për arrestimin e një të dyshuari për dhunimin e një gruaje në periudhën kohore shtator-tetor.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM & SULM SEKSUAL /Skenderaj, Mitrovicë shtator-tetor -2020-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në IML ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë.