Policia në Prishtinë ka arrestuar një person të mërkurën, pasi i njëjti ka tentuar ta dhunojë një grua.
Sipas policisë rasti është në hetime.
“Çagllavicë 17.03.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në Raportin e Policisë.