×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston një person, dyshohet se përfitoi 400 mijë euro përmes mashtrimit në prokurim publik

    FrontOnline
    14 Prill 2025

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot kanë arrestuar një person të dyshuar për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik.

    Ai dyshohet se si person i autorizuar me rastin e aplikimit në një aktivitet të prokurimit, me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit në vendimin në procedurën e vlerësimit, ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme për të plotësuar kërkesat në mënyrë që të përfitojë 400 mijë euro.

    “Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan (NJRHKEK-Gjilan), gjatë zhvillimit të hetimeve, ka siguruar prova të besueshme se i dyshuari mashkull kosovar si person i autorizuar, me rastin e aplikimit në një aktivitet të prokurimit, me qëllim të mashtrimit si dhe ndikimit në vendimin në procedurën e vlerësimit, ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme apo të falsifikuara, për t’i plotësuar kërkesat, në mënyrë që të përfitojë kundërligjshëm në fonde publike sipas ofertës së çmimit nga shuma e përgjithshme e vlerës së parashikuar prej (katërqind mijë) 400,000,00 euro.”

    “Me këtë rast nga këto veprime është krijuar dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ nga neni 415 i Kodit Penal të  Republikës së Kosovës. Lidhur me rastin personi i dyshuar me datën 14.04.2025 është intervistuar dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të Shtetit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.”

    Nga Rubrika
    Ekonomi01 Maj 2025
    Dita ndërkombëtare e punëtorëve, 1 maj, e gjen Kosovën me dy protesta. Sindikata e Punëtorëve të sektorit privat dhe sindikata e re...
    Lajme01 Maj 2025
    Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se “bark thatë nuk shkohet shumë larg” derisa ka komentuar fotografinë e takimit mes Albin Kurtit dhe...
    Lajme01 Maj 2025
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që sot me rastin e Ditës së Punëtorëve -1 Majit të ndalojë qarkullimin e të gjitha...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Maj 2025
    SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve të saj të energjisë dhe mineraleve, pas muajsh negociatash...
    Lajme01 Maj 2025
    Rikthehet marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për veturat me targa të...
    Lajme01 Maj 2025
    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar për sot në ora 08:30 në takim konsultativ LDK-në e PDK-në, lidhur me krijimin...
    Lajme01 Maj 2025
    Deputetët do të mblidhen sot për herë të nëntë në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin. Edhe të martën, Lëvizja Vetëvendosje dështoi për...
    Lajme01 Maj 2025
    Sot do të kemi mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet...
    Lajme01 Maj 2025
    Sot shënohet 1 Maji, i njohur ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Kjo ditë simbolizon luftën për të drejtat e punës, kushte...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.