×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Policia arreston dy personat që dogjën veturën në Ferizaj, në kërkim edhe personi i tretë

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Policia ka njoftuar se janë arrestuar sot dy persona.

    Ata dyshohet se më 24 tetor 2024, rreth orës 03:25, i kishin vënë zjarrin një veture me targa vendore në një qendër tregtare në Ferizaj, ndërkohë që në kërkim është vënë edhe një person i tretë i dyshuar për cytje në këmbim të parave për djegien e veturës.

    “Nën autorizim të prokurorit të shtetit, hetuesit rajonalë kanë marrë të gjitha veprimet hetimore dhe nga hetimet e para, dyshohet se dy persona të maskuar i kanë vënë zjarrin veturës dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Dëmet e shkaktuara në veturë ishin rreth 20 mijë euro.

    M.B. (16) dhe A.Z. (17), janë arrestuar rreth orës 15:40 dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu është sekuestruar edhe një motoçikletë që dyshohet se është përdorur në rastin e zjarrvënies.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza këtë të premte vizitoi Istogun. Përmes një postimi në Facebook, Hamza shprehet se përpjekjes për...
    Lajme25 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit...
    Lajme25 Tetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovë(LDK), ka reaguar pas ‘skandalit’ të Ministrisë së Jashtme për Shërbimet Postare Diplomatike. Përmes një shkrimi në Facebook, nga...
    Të tjera
    Lajme25 Tetor 2024
    Gjeneralmajor Enrico Barduani, komandanti i ri i KFOR-it, sot është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pos gjenerallejtënant Bashkim Jashari,...
    Lajme25 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier. Bëhet e ditur se Osmani e...
    Lajme25 Tetor 2024
    Janë rreth 2 mijë nxënës maturantë të katër gjimnazeve të kryeqytetit të cilët janë zhvatur nga drejtorët e shkollave në bashkëpunim me...
    Lajme25 Tetor 2024
    Pas ndërprerjes së kontratës për dërgesa diplomatike ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ata thanë se kontrata është prishur...
    Lajme25 Tetor 2024
    Ndryshe nga partia në pushtet, opozita ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi se Serbia po e bllokon zbatimin e deklaratës për të pagjeturit....
    Lajme25 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pas raportimeve se kompania...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.